Amerika dërgon pajisje ushtarake në bazën Ajnul-Asad
Burimet informative kanë njoftuar se Amerika ka dërguar pajisje logjistike të reja në Perëndim të Irakut.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një burim i sigurisë në provincën Anbar në perëndim të Irakut, ka theksuar se këto pajisje ushtarake kanë hyrë në bazën "Ajnul-Asad" në këtë provincë.
Ky burim i sigurisë ka thënë për agjencinë e lajmeve Akhbarije" se këto pajisje përfshinë mjete të transportit, makina dhe materiale ndërtimore.
Kenth Mekenzi, komandanti i Komandës Qendrore të Forcave Terroriste Amerikane në Azinë Perëndimore (CENTCOM), ditë më parë ka vizituar bazën ushtarake "Ajnul-Asad".
Kjo vizitë është zhvilluar në kohën kur Parlamenti i Irakut pas atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, komandantit të forcave Hashd Sha'bi të Irakut, ka miratuar planin për largimin e forcave të huaja nga Iraku.
Pavarësisht planit të miratuar në Parlamentin e Irakut, Uashingtoni deri më tani nuk ka pranuar të largojë forcat amerikane sipas kërkesës së Bagdadit dhe ka thënë se do të pajis bazat ushtarake amerikane me sisteme kundërajrore.