5 ushtarë turq të vrarë ndërsa ushtria siriane përparon në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94673-5_ushtarë_turq_të_vrarë_ndërsa_ushtria_siriane_përparon_në_idlib
Pesë ushtarë turq janë vrarë në një sulm kundër një posti ushtarak turk në veriperëndim të Sirisë, ndërsa forcat e qeverisë siriane janë duke përparuar drejt Idlibit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 10, 2020 18:46 Europe/Tirane
  • 5 ushtarë turq të vrarë ndërsa ushtria siriane përparon në Idlib

Pesë ushtarë turq janë vrarë në një sulm kundër një posti ushtarak turk në veriperëndim të Sirisë, ndërsa forcat e qeverisë siriane janë duke përparuar drejt Idlibit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë të hënën, sulmi mbi bazën e ndodhur në zonën Taftanaz në provincën Idlib gjithashtu plagosi pesë ushtarë turq. Taftanaz ndodhet rreth 17 kilometra në veriperëndim të Idlibit. Më vonë të hënën, Ankaraja pretendoi se forcat e saj kanë goditur 115 objektiva të qeverisë siriane dhe shkatërruan 101 prej tyre në shenjë hakmarrjeje për sulmin ndaj ushtarëve turq në veriperëndimin e mbajtur nga militantët pro-turq. Duke publikuar një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se forcat e saj do të vazhdojnë të hakmerren çdo sulm ndaj trupave turke, të cilët ndodhen në poste vëzhgimi në veriperëndim të Sirisë. Ushtria Siriane thotë se është e vendosur për të shtypur militantët në këto rajone dhe t'i hapë rrugën kthimit të sigurt të të zhvendosurve në shtëpitë e tyre. Sidoqoftë, Turqia, e cila mbështet disa grupe militante në Idlib, kohët e fundit ka rritur praninë e saj ushtarake në provincë për të penguar avancimet në rritje të trupave të ushtrisë siriane.