Ismail Hanieh dërgon mesazh urimi për liderin suprem
Ismail Hanieh, kreu i zyrës politike të Hamasit në një mesazh drejtuar liderit suprem të revolucionit islamik ka uruar atë dhe popullin iranian për 41-vjetorin e fitores së revolucionit islamik.
Sipas një njoftimi të agjencisë Tasnim të lajmeve, Ismail Hanieh në mesazhin e tij ka vlerësuar qëndrimet parimore të Iranit në mbështetje të çështjes palestineze dhe nga Zoti kërkoi të mundësojë progresin dhe zhvillimin akoma më të madh të Iranit dhe kombit iranian. Më 11 shkurt të vitit 1979, kombi iranian i drejtuar nga imam Khomeini (ra), arriti fitoren e revolucionit islamik. Fitorja e revolucionit islamik më 22 Bahman sipas kalendarit diellor që përkon me 11 shkurtit festohet për çdo vit me pjesëmarrjen e miliona njerëzve në marshim madhështor të fitores ku edhe një here shprehet besnikëria dhe devotshmëria ndaj aspiratave të revolucionit dhe liderit suprem.