Ushtria e Sirisë arrin në 3 kilometra afër qytetit Al-Ertab
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94788-ushtria_e_sirisë_arrin_në_3_kilometra_afër_qytetit_al_ertab
Ushtria e Sirisë gjatë avancimeve të saj më të fundit në perëndim të provincës Idlib, ka çliruar disa rajone të tjera dhe ka arritur në 3 kilometra afër qytetit Al-Ertab.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 14, 2020 15:22 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë arrin në 3 kilometra afër qytetit Al-Ertab

Ushtria e Sirisë gjatë avancimeve të saj më të fundit në perëndim të provincës Idlib, ka çliruar disa rajone të tjera dhe ka arritur në 3 kilometra afër qytetit Al-Ertab.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ushtria e Sirisë sot me çlirimin e disa rajoneve të tjera në provincën Idlib, ka arritur të vazhdojë avancimet e veta dhe të arrijë në 3 kilometra pranë qytetit Al-Ertab dhe të ketë kontroll luftarak mbi këtë qytet.

Grupi i ashtuquajtur “Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri” me seli në Londër ka thënë se forcat e ushtrisë së Sirisë me mbështetjen ajrore të Rusisë dhe me zjarrin e ashpër të artilerisë, kanë arritur të marrin nën kontroll rajonet “Uram Al-Sughra, Rif Al-Muhendis, Duvar Al-Suvme’a dhe Divizioni 46 dhe në këtë mënyrë të arrijë në 3 kilometra pranë qytetit Al-Ertab.

Vlen të theksohet se terroristët në vitin 2012 me një sulm të papritur kanë marrë nën kontroll Divizionin 46 të ushtrisë së Sirisë dhe gjatë këtij sulmi kanë vrarë 150 ushtarë sirianë.

Pozicionet e terroristëve gjatë mbrëmjes së kaluar janë bombarduar në mënyrë intensive në periferi të qytetit Al-Ertab dhe këto luftime po vazhdojnë akoma.