Protesta e palestinezëve kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist
(last modified Tue, 18 Feb 2020 08:40:37 GMT )
Shkurt 18, 2020 09:40 Europe/Tirane
  • Protesta e palestinezëve kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist

Palestinezët banorë të Ramallahut janë ngritur në protesta kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin pushtues sionist.

Protestat janë organizuar për të kundërshtuar takimet e fundit të disa liderëve dhe funksionarëve të AAP me krerët e regjimit sionist në Tel Aviv. Lëvizja Hamas ka deklaruar se kërkesa e popullit palestinez ndaj AAP është ndërprerja e plotë e marrëdhënieve me Izraelin dhe Amerikën. Protestat organizohen në kohën kur Donald Trump president i amerikan më 28 janar së bashku me Beniamin Netanyahu kryeministër i regjimit sionist nga Shtëpia e Bardhë prezantoi planin Akordi i Shekullit. Plani në fjalë është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi i Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me akordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite.

 

 

Tags