Abdullah Abdullah shpall fitoren në zgjedhje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94904-abdullah_abdullah_shpall_fitoren_në_zgjedhje
Abdullah Abdullah, rivali kryesor i Ashraf Gani në zgjedhjet presidenciale të 28 shtatorit në Afganistan, pasi ka refuzuar rezultatin përfundimtar ka shpallur fitoren.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 19, 2020 05:48 Europe/Tirane
  • Abdullah Abdullah shpall fitoren në zgjedhje

Abdullah Abdullah, rivali kryesor i Ashraf Gani në zgjedhjet presidenciale të 28 shtatorit në Afganistan, pasi ka refuzuar rezultatin përfundimtar ka shpallur fitoren.

Abdullah Abdullah në një tubim me përkrahësit e tij ka akuzuar rivalin e vet për manipulim votash dhe ka thënë se në asnjë mënyrë nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve. Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Afganistan ka shpallur fitues të zgjedhjeve Ashraf Ganin, mirëpo Abdullah Abadullah ka deklaruar se me shpalljen e tij ai do të krijojë edhe një qeveri. Sipas rezultatit të zgjedhjeve Muhamed Ashraf Gani ka fituar 50.44% të votave ndërsa Abdullah Abdullah ka fituar 39.52% të votave. Zgjedhjet presidenciale në Afganistan u mbajtën më 28 shtator.