Zgjidhet zëvendësi I Abu Mehdi Muhandes
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94972-zgjidhet_zëvendësi_i_abu_mehdi_muhandes
Forca e mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak, ka zgjedhur zëvendësin e Abu Mehdi Muhandes. Sipas vendimit të kësaj forcë zv/komandanti i përgjithshëm i saj është Abu Fadak Mahmudavi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2020 05:14 Europe/Tirane
  • Zgjidhet zëvendësi I Abu Mehdi Muhandes

Forca e mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak, ka zgjedhur zëvendësin e Abu Mehdi Muhandes. Sipas vendimit të kësaj forcë zv/komandanti i përgjithshëm i saj është Abu Fadak Mahmudavi.

Abu Ali Basra një prej anëtarëve të lartë të forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak lidhur me zgjedhjen e zëvendësit të ri ka thënë: Pas konfirmimit të Abu Fadak në postin e zv/komandantit të përgjithshëm të forcës Hashd Shaabi, pas dy ditësh pritet të merret aprovimi i komandës së përgjithshme të forcave të armatosura të Irakut për zgjedhjen e tij. Zëvendësi i ri i forcës Hashd Shaabi në Irak u prezantua gjatë ceremonisë së 40-tave të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mehdi Muhandes. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore.