Rubini sionist takohet me mbretin e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95002-rubini_sionist_takohet_me_mbretin_e_arabisë_saudite
Ministria e punëve të jashtme të regjimit sionist deklaroi se një rubin sionist në Riad është takuar me mbretin e Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 22, 2020 11:55 Europe/Tirane
  • Rubini sionist takohet me mbretin e Arabisë Saudite

Ministria e punëve të jashtme të regjimit sionist deklaroi se një rubin sionist në Riad është takuar me mbretin e Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministria e jashtme e regjimit sionist ditën e premte, ka thënë: "Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, në pallatin e vet ka pritur disa delegacione nga rajone të ndryshme të botës në mesin e tyre edhe një delegacion i kryesuar nga David Ruzin, rubini sionist".

Para kësaj edhe Artur Stark, shefi i lobit sionist të Forumit të Krerëve të Organizatave të Mëdha Hebreje, së bashku me një grup të funksionarëve të lartë të këtij forumi, ka shkuar në Arabinë Saudite dhe është takuar me autoritetet e larta të Riadit.

Vlen të theksohet se disa vende arabe të Gjirit Persik si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni edhe më parë kanë pasur marrëdhënie të fshehura me regjimin sionist, mirëpo gjatë muajve të fundit këto vende në mënyrë të hapur po bëjnë përpjekje për krijimin e marrëdhënieve zyrtare me regjimin sionist.