Masxhedi: Irani mbështet kërkesat legjitime të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95014-masxhedi_irani_mbështet_kërkesat_legjitime_të_irakut
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak deklaroi se fati i Irakut përcaktohet nga vetë populli dhe Irani mbështet kërkesat legjitime të popullit irakian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 22, 2020 16:55 Europe/Tirane
  • Masxhedi: Irani mbështet kërkesat legjitime të Irakut

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak deklaroi se fati i Irakut përcaktohet nga vetë populli dhe Irani mbështet kërkesat legjitime të popullit irakian.

Iraxh Masxhedi ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Irak në një intervistë për kanalin televiziv Eufrat, në prag të afrimit të afatit të publikimit të kabinetit të ri qeveritar të kryesuar nga kryeministri Muhamed Toufigh Alavi, deklaroi se çdo qeveri në Irak që zgjidhet në bazë të kushtetutës, ka mbështetjen e Iranit. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak vuri në dukje se ekzekutimi i gjeneral Kasem Sulejmanit nga ana e Amerikës tregoi karakterin terrorist të qeverisë amerikane dhe shtoi se sulmi i Iranit në bazën amerikane në Irak ishte një përgjigje mbrojtëse. Ambasadori Masxhedi theksoi gatishmërinë e Iranit për zgjerimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët mes tyre me Arabinë Saudite dhe tha se Irani kërkon zgjidhjen e problemeve me Riadin. Sa i përket protestave popullore në Irak, ambasadori Masxhedi deklaroi se Irani mbështet kërkesat e ligjshme dhe reformat e kërkuara nga populli irakian mirëpo njëkohësisht i cilësoi të papranueshme vandalizmat dhe sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe diplomatike si sulmi ndaj konsullatës iraniane në Qerbela dhe Naxhaf. Ambasadori iranian në Irak mbështeti planin e parlamentit irakian për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku dhe theksoi se grupet politike irakiane duhet të jenë të bashkuara në këtë çështje.