Ansarullah shpalos 4 sisteme të mbrojtjes ajrore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95039-ansarullah_shpalos_4_sisteme_të_mbrojtjes_ajrore
Shefi i Këshillit Suprem politik të Jemenit zbuloi sot 4 sisteme të reja të mbrojtjes ajrore të kësaj lëvizjeje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2020 17:14 Europe/Tirane
  • Ansarullah shpalos 4 sisteme të mbrojtjes ajrore

Shefi i Këshillit Suprem politik të Jemenit zbuloi sot 4 sisteme të reja të mbrojtjes ajrore të kësaj lëvizjeje.

Kryetari i Këshillit Suprem politik të Jemenit Mehdi al-Mashat njoftoi sot futjen në funksion të sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore Saqib 1, Saqib 2, Saqib3 dhe Fattar2 gjatë ceremonisë së hapjes së Ekspozitës së Mbrojtjes Ajrore “Abdulaziz al-Mahram”. Mashat deklaroi se sistemet e reja të mbrojtjes ajrore do të ndryshojnë luftën kundër armikut pasi ato janë shumë më efikase në mbrojtjen ajrore. Kreu i këshillit të lartë politik të lëvizjes Ansarullah ndër të tjera tha: Në fushën e mbrojtjes ajrore do të jepet çdo lloj mbështetjeje me qëllim që të arrihet forca preventuese. Në publikimin e këtyre sistemeve raketore të mbrojtjes ajrore ishin të pranishëm Muhamed Atefi ministër i mbrojtjes, Muhamed Gemari kreu i shtabit të ushtrisë dhe Jahja Sarei zëdhënës i ushtrisë së Jemenit.