Vazhdojnë avancimet e ushtrisë siriane në provincën Idlib
Ushtria siriane ditën e dielë në vazhdën e avancimeve të saj në jug të provincës Idil, ka arritur të çlirojë fshatrat Sheik Dames dhe Hantoteen.
Burimet siriane njoftuan se ushtria siriane në operacionin për çlirimin e provincës Idlib ka varë me dhjetëra terroristë. Kohët e fundit ushtria siriane ka arritur të çlirojë shumë zona në jug të provincës Idlib të cilat mbaheshin të pushtuara nga grupet terroriste. Një tjetër lajm nga Siria njofton se ministri i transportit Ali Hammoud njoftoi të shtunën se transporti publik dhe privat në autostradën ndërkombëtare Damask-Alepo, rifilloi pas nëntë vitesh. Alepo është kryeqyteti ekonomik dhe Damasku kryeqyteti politik i Sirisë. Për nëntë vite kjo rrugë ndërkombëtare është mbyllur në pjesë të ndryshme të saj për shkak të pushtimit nga terroristët. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.