Vriten disa krerë të ISIS në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95092-vriten_disa_krerë_të_isis_në_irak
Forcat irakiane kanë  vrarë 39 terroristë të ISIS mes tyre disa komandantë të rëndësishme në zonat malore Khanuka pjesë e provincës Selahudin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2020 05:15 Europe/Tirane
  • Vriten disa krerë të ISIS në Irak

Forcat irakiane kanë  vrarë 39 terroristë të ISIS mes tyre disa komandantë të rëndësishme në zonat malore Khanuka pjesë e provincës Selahudin.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve forcat irakiane në operacionin e tyre në provincën Selahudin kanë vrarë disa nga krerët e grupit terrorist ISIS dhe kanë shkatërruar depot e tyre të armatimeve. Në këtë operacion gjithashtu janë zbuluar dokumente të rëndësishme të grupit terrorist ISIS. Forcat irakiane prej kohësh kanë nisur operacione për zbulimin dhe asgjësimin e elementëve të mbetur të grupit terrorist ISIS në Irak, të cilët gjenden të përhapur në disa zona të Irakut dhe herë pas here kryejnë akte terroriste në këtë vend.