Gabi Ashkenazi: Gaza më nuk ka frikë nga Izraeli !
(last modified Wed, 26 Feb 2020 19:48:07 GMT )
Shkurt 26, 2020 20:48 Europe/Tirane
  • Gabi Ashkenazi: Gaza më nuk ka frikë nga Izraeli !

Gabi Ashkenazi, ish shef i shtabit të ushtrisë izraelite, foli për grupet e rezistencës, duke thënë se tani Gaza nuk kishte më frikë nga Izraeli.

Ai duke kritikuar ashpër kërcënimet joefektive të bëra nga autoritetet izraelite, u bëri thirrje atyre t'u jepnin fund kërcënimeve të tyre. Ndërkohë, ish-shefi i Mossad-it paralajmëroi gjithashtu për kërcënimet e paraqitura nga luftëtarët e rezistencës ndaj regjimit të Tel Avivit. "Ne i shohim forcat palestineze të rezistencës të stacionuara në Rripin e Gazës duke qëlluar me raketa më fuqishëm sesa në vitin 2014," tha Tamir Pardo, ish-kreu i Mossad-it, në një takim politik dhe strategjik në Palestinën e okupuar. "Situata e sigurisë është shumë serioze sot," paralajmëroi ai. Që kur administrata Trump zbuloi Marrëveshjen e Shekullit, janë përshkallëzuar tensionet midis Izraelit dhe Palestinezëve. Të hënën, aeroplanët luftarakë izraelitë sulmuan Rripin e Gazës dhe Brigadat al-Kuds, krahu ushtarak i Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike, u përgjigjën me raketa. Grupet palestineze të rezistencës kanë kërcënuar Izraelin me një përgjigje të ashpër. Radio izraelite njoftoi se Kupola e Hekurt në dy ditë gjuajti raketa me vlerë 20 milion dollarë për t'u përballur me sulmet e raketave të rezistencës.

 

Tags