Ndalohet pelegrinazhi i haxhit Umre në Arabinë Saudite
(last modified Thu, 27 Feb 2020 07:44:27 GMT )
Shkurt 27, 2020 08:44 Europe/Tirane
  • Ndalohet pelegrinazhi i haxhit Umre në Arabinë Saudite

Ministria e jashtme e Arabisë Saudite ka ndaluar udhëtimet për pelegrinazhin e haxhit Umre dhe vizitën në varrin e profetit, për shkak të përhapjes së virusit korona.

Ministria e jashtme e Arabisë saudite në një njoftim të saj ka thënë: Për të parandaluar përhapjen e virusit korona të gjitha afatet kohore për pelegrinazh në Arabinë saudite janë anuluar. Deri tani 244 shtetas të Arabisë saudite janë infektuar me virusin Korona ndërkohë që 18 prej tyre kanë humbur jetën. Lajmet për përhapjen e virusit korona në Azinë Perëndimore kanë nisur për herë të parë nga Arabia Saudite më 6 shkurt të vitit 2020. Në atë kohë u regjistruan dy shtetas indianë me virusin Korona, lajm i cili shumë shpejt është hedhur poshtë nga autoritetet e Arabisë saudite. Vlen të theksohet se përhapja e virusit Korona ka filluar në dhjetor të vitit 2019 në qytetin Wuhan dhe burimi i përhapjes së këtij virusi ishin kafshët e egra. Ky virus deri më tani është përhapur në mbi 40 vende të botës duke përfshirë edhe disa vendet e rajonit të Azisë Perëndimore.

Tags