Regjimi sionist pro ndërtimit të kolonive sioniste në BPLJ
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95140-regjimi_sionist_pro_ndërtimit_të_kolonive_sioniste_në_bplj
Ministri i luftës i regjimit sionist ka pranuar propozimin për ndërtimin e njësive të reja banimi në rajonin BPLJ.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 28, 2020 09:00 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist pro ndërtimit të kolonive sioniste në BPLJ

Ministri i luftës i regjimit sionist ka pranuar propozimin për ndërtimin e njësive të reja banimi në rajonin BPLJ.

Naftali Benet, ministër i luftës i Izraelit në një mesazh të tij në Twitter ka thënë: Kabineti qeveritar i Izraelit ka rënë dakord për ndërtimin e 1700 njësive të reja banimi në kolonitë sioniste në BPLJ. Ky vendim është ndërmarrë në kohë kur vendet evropiane si Gjermania,. Italia, Spanja, Franca, Suedia, Irlanda, Holanda etj., janë shprehur të shqetësuar lidhur me ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze. Josep Borrel shefi i politikës së jashtme të BE duke e cilësuar të jashtëligjshëm ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze nga ky regjim ka kërkuar të tërhiqet nga ndërtimet që bën në Kodsin lindor dhe në BPLJ. OKB gjithashtu ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze të vitit 1967 e ka quajtur të jashtëligjshëm dhe të ndaluar.