Ushtria siriane vazhdon të avancojë në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95158-ushtria_siriane_vazhdon_të_avancojë_në_idlib
Ushtria siriane të premten ka bërë avancime të shumta në jug të provincës Idlib që ndodhet në veri të vendit dhe ka arritur të çlirojë fshatin Qstoun.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 29, 2020 09:27 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vazhdon të avancojë në Idlib

Ushtria siriane të premten ka bërë avancime të shumta në jug të provincës Idlib që ndodhet në veri të vendit dhe ka arritur të çlirojë fshatin Qstoun.

Në operacionin e ushtrisë siriane për çlirimin e fshatit Qastoun janë vrarë me dhjetëra terrorist. Ushtria siriane prej disa ditësh ka nisur një operacion të gjerë për çlirimin e Idlibit nga prania e terroristëve. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.