Xhihadi Islamik i Palestinës vlerëson rolin e gjeneral Kasem Solejmanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95178-xhihadi_islamik_i_palestinës_vlerëson_rolin_e_gjeneral_kasem_solejmanit
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës ka vlerësuar rolin e gjeneralit të martirizuar Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në forcimin e rezistencës së Palestinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 01, 2020 15:17 Europe/Tirane
  • Xhihadi Islamik i Palestinës vlerëson rolin e gjeneral Kasem Solejmanit

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës ka vlerësuar rolin e gjeneralit të martirizuar Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në forcimin e rezistencës së Palestinës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Zijad Al-Nakhale, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, ka thënë: “Gjenerali martirizuar Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, rezistencën e Palestinës e nga grupe të fshehura militante e ka shndërruar në një ushtri të fuqishme dhe të armatosur me kapacitete të mëdha. Rezistenca në të gjithë Palestinën krenohet që me mbështetjen e gjeneral Kasem Solejmanit, kanë fituar forcën e përballjes me agresionin e regjimit sionist”.

Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Solejmani, komandantit i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, u martirizua më 3 janar 2020 gjatë një atentati terrorist të forcave ushtarake të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.