Abdul’mehdi kërkoi organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në Irak
(last modified Tue, 03 Mar 2020 07:59:57 GMT )
Mars 03, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Abdul’mehdi kërkoi organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në Irak

Adel Abdul’mehdi nga parlamenti i Irakut ka kërkuar të përcaktojë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Adel Abdul’mehdi kreu i qeverisë së përkohshme të Irakut nga parlamenti ka kërkuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme deri në dhjetor 2020. Në të njëjtën kohë Berham Saleh president i Irakut ka nisur diskutimet me partitë dhe grupet politike në Irak për të gjetur një kandidat për zëvendësimin e Muhamed Toufigh Alavi. Bisedimet kane nisur me Amar Hakim, Nuri Maleki, Hadei Ameri dhe Hejdar Ebadi. Iraku prej 1 tetorit të vitit të kaluar përballet me protesta popullore. Këto protesta organizohen për shkak të kushteve të rënda ekonomike të njerëzve mirëpo ato me ndërhyrjen e faktorit të huaj dhe pas tradhtisë së disa grupeve politike janë kthyer në protesta të dhunshme. Adel Abdul’mehdi kryeministër i përkoshëhm i Irakut duke reaguar ndaj protestave në rrugë ka dhënë dorëheqje nga posti i tij dhe prej 1 dhjetorit 2019 e deri tani qëndron në formë të përkohshme për të administruar vendin. Më 1 shkurt të këtij viti presidenti Berham Saleh më në fund zgjodhi Muhamed Toufigh Alavi në postin e kryeministrit të cilin e mandatoi për formimin e qeverisë së re. Mirëpo Alavi pas një muaji përpjekje për formimin e qeverisë ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Tags