Hamasi reagon ndaj shkatërrimit të shtëpive të palestinezëve nga pushtuesit sionist
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze ka dënuar shkatërrimin e shtëpive të dy të burgosurve palestinezë nga forcat pushtuese sioniste dhe e ka quajtur atë veprim terrorist të dështuar.
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të enjten) në mëngjes kanë shkatërruar shtëpitë e dy të burgosurve palestinezë Jezan Maghames dhe Velid Hanatshe në Ramallah.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hazem Kasem, zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, në reagim ndaj këtij veprimi të pushtuesve sionistë, ka thënë: “Politika e shkatërrimit të shtëpive të të burgosurve palestinezë tregon paaftësinë e regjimit pushtues sionist në përballje me popullin e Palestinës dhe marrëzinë e vazhdueshme të tyre”.
Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës gjithashtu në lidhje me këtë ka deklaruar: “Krimeve të shkatërrimit të shtëpive të të burgosurve palestinezë do t’i përgjigjemi me rezistencë dhe qëndresë. Populli i Palestinës për të parandaluar shkatërrimin e shtëpive të këtyre dy të burgosurve palestinezë, janë përleshur me forcat ushtarake të regjimit sionist”.
Regjimi sionist synon të pushtojë në mënyrë absolute pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe në Kodsin e shenjtë dhe gjithnjë ndjek politikë diskriminuese dhe shtypëse ndaj palestinezëve.