Ushtria Siriane vazhdon sulmet ndaj terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95304-ushtria_siriane_vazhdon_sulmet_ndaj_terroristëve
Që prej fillimit të operacionit në shkallë të gjerë për çlirimin e Alepos dhe Idlib, luftëtarët e Ushtrisë Siriane kanë qenë në gjendje të çlirojnë 2,900 km² tokë të pushtuar nga grupet terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2020 16:52 Europe/Tirane
  • Ushtria Siriane vazhdon sulmet ndaj terroristëve

Që prej fillimit të operacionit në shkallë të gjerë për çlirimin e Alepos dhe Idlib, luftëtarët e Ushtrisë Siriane kanë qenë në gjendje të çlirojnë 2,900 km² tokë të pushtuar nga grupet terroriste.

Si pjesë e operacionit për çlirimin e këtyre zonave, ata goditën rëndë takfiristët e mbështetur nga Turqia në Alepo dhe Idlib. Për më tepër, njësitë e Ushtrisë Siriane kryen sulme intensive në pozicionet e terroristëve të Frontit al-Nusra, të mbështetur nga regjimi turk, në dy zonat e Kansafra dhe Kafaraved në periferinë jugore të Idlibit. Korrespodenti i agjencisë SANA vuri në dukje se njësitë e ushtrisë, që vepronin në periferitë jugore të Idlibit, kishin kryer sulme me artileri dhe raketa kundër pozicioneve të terroristëve të Frontit al-Nusra në dy lokalitetet e Kafaraeed dhe Kansafra në rajonin e Xhabal Zavijah, duke prerë linjat e tyre të furnizimit dhe duke eliminuar një numër të madh të tyre.