Afganistani: Një vend me dy ceremoni betimi
Me një veprim të pashoq, të dy kandidatët rivalë për presidentin në Afganistan d.m.th. Muhamed Ashraf Gani dhe Abdullah Abdullah, do të organizojnë në formë të ndarë ceremoninë e betimit për postin e presidentit.
Sipas agjencisë afgane të lajmeve, ceremonia e Muhamed AShraf Gani do të mbahet në pallatin presidencial në Kabul. Ndërsa ekipi elektoral i Abdullah Abdullah kreu i qeverisë së Afganistanit ka thënë se ceremonia e betimit të tij për postin e presidentit do të mbahet në pallatin Sepidar të Kabulit. Golam Bahadi Gilani, kreu i komisionit për organizimin e ceremonisë së betimit të Ashraf Ganit ka thënë: të gjitha përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e kësaj ceremonie janë bërë dhe janë dërguar ftesa për organet e brendshme dhe përfaqësitë e huaja si dhe ambasadat. Hekmatullah Hekmat zëdhënës i ekipit elektoral të Abdullah Abdullah ka thënë bisedimet mes palëve që po ndiqen me ndërmjetësimin e ambasadave të huaja do të shtyhet deri në organizmin e ceremonisë së betimit. Në rast se deri ditën e dielë nuk arithet ndonjë akord mes palëve, atëherë në të njëjtën kohë do të organizohen njëkohësisht dy ceremoni betimi për presidentin.