Irak: Vriten dy oficerë amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95377-irak_vriten_dy_oficerë_amerikanë
Gjërat përfundimisht po shkojnë keq për Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2020 17:26 Europe/Tirane
  • Irak: Vriten dy oficerë amerikanë

Gjërat përfundimisht po shkojnë keq për Shtetet e Bashkuara.

Disa orë pas njoftimit për tërheqjen e nxituar të qindra trupave amerikane nga rajoni Kaem, kjo pikë kalimi strategjike në kufijtë me Sirinë, ku dhjetorin e kaluar aeroplanët amerikanë goditën tre bazat e Kataeb Hezbollah me koston e gjakut të dhjetëra prej tyre, CentCom sapo ka njohur vdekjen e dy oficerëve të tij "gjatë një operacioni kundër mbetjeve të ISIS! Njoftimi për shtyp i 8 Marsit pretendon se të dy ushtarakët "u vranë gjatë misionit të tyre si këshilltarë ushtarakë" dhe "ndërsa po shoqëronin forcat irakiane" në operacionet e tyre "në malet veriore të Irakut kundër forcave të armikut ". Po cilit armik? Që nga 5 janari data në të cilën Parlamenti i Irakut votoi për dëbimin e trupave amerikane, një votim i pasuar nga premtimi i "hakmarrjes së paepur" të Hashd al-Shaabit për vrasjen e komandantëve të lartë të Rezistencës, trupat amerikane nga frika jetojnë në izolim dhe kanë pezulluar të gjithë bashkëpunimin me forcat irakiane. Edhe Forcat Ajrore të SHBA nuk guxojnë më të ngrihen në qiellin gjithnjë e më të pasigurt të Irakut. Për më tepër, operacioni i fundit i forcave të armatosura irakiane i quajtur "Heronjtë e Irakut" u dallua nga të gjitha ata të mëparshmit nga mungesa totale e forcave amerikane, në të gjitha nivelet. Pra, të thuhet se dy "këshilltarët amerikanë" u vranë gjatë një sulmi anti-ISIS përkrah Hashd al-Shaabit, kjo është një gënjeshtër e paturpshme! Sidomos që prej dy javëve të fundit kur forcat amerikane madje tentuan të rrëmbenin dy prej komandantëve sunitë të Hashd al-Shaabit në Al Anbar, jo pa shkaktuar përplasje me fiset që janë bashkuar për t'i dhënë fund okupimit amerikan i cili ka zgjatur që nga viti 2003. Gjithçka sugjeron që Rezistenca Irakiene ka filluar "hakmarrjen e saj të paepur". Si mund të kuptohet ndryshe tërheqja e madhe e qindra trupave amerikane gjatë kësaj pasdite nga lokaliteti i njohur si fabrika e fosfatit jo larg nga bazat e Hashd al-Shaabit në Kaem (në perëndim të Al-Anbar). Dy arkivolet e fundit të ushtarakëve të tij, CentCom nuk mund t'i fshihte; rasti i "traumave celebrale" të ushtarëve amerikanë në Ain al-Asad kishte marrë një kthesë mjaft fatkeqe me opinionin publik SHBA. Dhe të themi se lista e arkivoleve është vetëm në fillimin e saj ...