Hamasi: Izraeli duhet të dënohet për krime lufte
Zëdhënësi i Hamasit ka kërkuar nisjen e hetimeve për krime lufte të Izraelit kundër palestinezëve.
Sipas një njoftimi të agjencisë Haaretz, ushtarët sionistë kanë pohuar se kanë përdorur qëllimisht armë zjarri ndaj protestuesve palestineze që organizonin protesta për të drejtën e kthimit. Hezam Kasem, zëdhënës i Hamasit ka thënë; Pohimi i ushtarakëve sionistë për vrasjen me dashe të protestuesve palestinezë që ishin ngritur në formë paqësore për të mbrojtur të drejtën e tyre të kthimit pohon krimet e egra të komandantëve dhe ushtarakëve sionistë kundër palestinezëve. Ai tha se krimet e regjimit sionist ndaj palestinezëve nuk do të harrohen kurrë dhe shtoi se pushtuesit sionistë do të dëbohen nga toka palestinez dhe do të përgjigjen për krime e tyre. Protestat për të drejtën e kthimit në Palestinë kanë nisur prej 30 marsit 2018 dhe prej nga shpallja e të ashtuquajtur plani akordi i shekullit po ndiqen akoma më me intensitet. Që nga ajo kohë e deri tani 330 palestinezë janë martirizuar në këto protesta dhe të paktën 32 mijë të tjerë janë plagosur.