Ushtria Siriane zbulon armë kimike të militantëve në Alepo
(last modified Tue, 10 Mar 2020 19:20:30 GMT )
Mars 10, 2020 20:20 Europe/Tirane
  • Ushtria Siriane zbulon armë kimike të militantëve në Alepo

Forcat e qeverisë siriane kanë zbuluar një punishte në rajonin perëndimor të provincës veri-perëndimore të Alepos, në të cilën militantët e sponsorizuar nga fuqitë e huaja, prodhuan armë toksike kimike për sulmet e tyre kundër trupave të ushtrisë dhe civilëve në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.

Agjensia zyrtare e lajmeve, SANA, raportoi se punishtja e fshehtë ishte zbuluar të martën në një tunel të gërmuar brenda një mali në zonën Anjara e çliruar së fundmi nga trupat e ushtrisë siriane. Predha të kalibrave të ndryshëm dhe fuçi plot me kimikate të ndryshme dhe substanca toksike u gjetën në këtë vend. Një numër i kartave të identitetit që u përkisnin militantëve, dhe dokumentet që përmbajnë urdhra ekzekutimi të nënshkruar nga terroristi Abdullah al-Muhajsini u gjetën gjithashtu. Militantët ishin duke prodhuar lëndë kimike për anëtarët e të ashtuquajturit grupi i mbrojtjes civile Helmetat e Bardhë në mënyrë që t'i përdornin në sulmet e tyre kundër civilëve për të fajësuar më pas qeverinë e Damaskut.

 

Tags