Amerika përgjegjëse për vrasjen e popullit jemenas dhe bllokadën e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95423-amerika_përgjegjëse_për_vrasjen_e_popullit_jemenas_dhe_bllokadën_e_jemenit
Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit ka deklaruar se Amerika është përgjegjëse për vrasjen e popullit jemenas dhe bllokadën e Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2020 11:19 Europe/Tirane
  • Amerika përgjegjëse për vrasjen e popullit jemenas dhe bllokadën e Jemenit

Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit ka deklaruar se Amerika është përgjegjëse për vrasjen e popullit jemenas dhe bllokadën e Jemenit.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit, të mërkurën ka publikuar një mesazh në Twitter ku ka shkruar se Amerika po vret popullin jemenas me armët ushtarake të saj dhe me bllokadën e vendosur kundër Jemenit. Ndihmat e Amerikës për koalicionit agresor saudit është veprim agresor dhe krim i madh”.

Aktivisti i njohur saudit me nofkën “Muxhtehid” ka shkruar në rrjetet sociale se 110 ushtarë amerikanë ndodhen në brigjet Bulhaf në provincën Shabwah  të Jemenit dhe posedojnë 10 helikopterë Apaçi, 30 automjeteve të blinduara dhe 4 sisteme raketore Patriot.

Al-Huthi gjithashtu koalicionin agresor të Arabisë Saudite e ka konsideruar përgjegjës për ndotjen e ujërave rajonale të Jemenit dhe ka thënë: “Ajo çfarë po ndodh në provincat jugore të Jemenit është për shkak të ekzistencës së lëndëve kimike dhe biologjike në ujëra dhe kjo ngjarja ka ndodhur pas arritjes së anijeve amerikane në ujërat rajonale”.