Shqetësime për infektimin e të burgosurve palestinezë me virusin Korona
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95444-shqetësime_për_infektimin_e_të_burgosurve_palestinezë_me_virusin_korona
Kryetari i Komitetit të Çështjeve për të Burgosurit Palestinezë ka deklaruar se regjimi sionist ka dërguar një mjek të infektuar me virusin Korona për të vizituar të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist dhe në këtë mënyrë ka vendosur në rrezik jetën e të burgosurve palestinezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2020 14:07 Europe/Tirane
  • Shqetësime për infektimin e të burgosurve palestinezë me virusin Korona

Kryetari i Komitetit të Çështjeve për të Burgosurit Palestinezë ka deklaruar se regjimi sionist ka dërguar një mjek të infektuar me virusin Korona për të vizituar të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist dhe në këtë mënyrë ka vendosur në rrezik jetën e të burgosurve palestinezë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Kadri Abu Bekr, kryetari i Komitetit për Çështje të të Burgosurve Palestinezë, deklaroi: “Ky mjek sionist pesë ditë më parë i ka bërë vizitë një të burgosur palestinez në burgun Askalan dhe ky i burgosur palestinez pasi është kontrolluar, është kthyer në mesin e të burgosurve palestinezë dhe ka pasur kontakte me të burgosurit e tjerë palestinezë. Prandaj, regjimi sionist është përgjegjës për jetën e të burgosurve palestinezë që po i mbanë në burgjet e veta”.

Kadri Abu Bekr ka shtuar se drejtoria për çështjeje të të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist nuk ka marrë kurrfarë masash për të parandaluar përhapjen e virusit Korona në mesin e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist.