Sulme të reja me raketa ndaj bazës Al-Taxhi në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95482-sulme_të_reja_me_raketa_ndaj_bazës_al_taxhi_në_irak
Burimet informative kanë njoftuar për kryerjen e një sulmi të ri me raketa kundër bazës së forcave ushtarake amerikane në Taxhi në veri të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 14, 2020 11:01 Europe/Tirane
  • Sulme të reja me raketa ndaj bazës Al-Taxhi në Irak

Burimet informative kanë njoftuar për kryerjen e një sulmi të ri me raketa kundër bazës së forcave ushtarake amerikane në Taxhi në veri të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se në disa ditë të fundit ky është sulmi i dytë që kryhet kundër bazës së forcave pushtuese amerikane në Taxhi të Irakut.

Disa burime informative kanë deklaruar se deri më tani mbi 20 raketa kanë goditur pjesën amerikane të bazës ushtarake Taxhi në veri të Bagdadit.

Akoma nuk është publikuar ndonjë raport në lidhje me dëmet dhe viktimat e mundshme të këtij sulmi raketor.

Baza ushtarake Taxhi është sulmuar edhe të mërkurën me disa raketa.