Amerika redukton personelin e konsullatave në Irak
Si rezultat i sulmeve ajrore të fundit të Amerikës kundër forcave të armatosura të Irakut në Qerbela dhe Babel të premten në orët e para të mëngjesit dhe si pasojë e sulmeve me raketa kundër bazave të forcave amerikane në Taxhi në veri të Bagdadit, Amerika ka reduktuar në nivelin më të ulët të mundshëm personelin e konsullatave të saj në Irak.
Ambasada e Amerikës në Bagdad në kohën kur më parë kishte prezantuar konsullatën amerikane në Arbil si të vetmen zyrë për çështjet konsullore të Amerikës në Irak, sot (të shtunën) me anë të një deklarate zyrtare, ka njoftuar se për pesë ditë ka ndërprerë të gjithë aktivitetin e konsullatave amerikane në Irak.
Në deklaratën e ambasadës amerikane në Bagdad thuhet se deri më 19 mars do të anulohet i gjithë aktiviteti konsullor në Irak.