Ushtria irakiane ndërpret bashkëpunimin me koalicionin amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95518-ushtria_irakiane_ndërpret_bashkëpunimin_me_koalicionin_amerikan
Në Irak, Komanda e Operacioneve të Përbashkëta ka pezulluar bashkëpunimin me koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pas sulmeve të fundit amerikane ndaj forcave të armatosura irakiane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2020 16:52 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane ndërpret bashkëpunimin me koalicionin amerikan

Në Irak, Komanda e Operacioneve të Përbashkëta ka pezulluar bashkëpunimin me koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pas sulmeve të fundit amerikane ndaj forcave të armatosura irakiane.

Gjeneral brigade Tahsin al-Khafaxhi, zëdhënës i Komandës së Operacioneve të Përbashkëta, njoftoi të dielën se komanda ka pezulluar bashkëpunimin me ushtrinë amerikane pas sulmeve ajrore kundër forcave ushtarake irakiane. "Sulmi kundër  ushtrisë zyrtare të vendit është një akt armiqësor," shtoi Tahsin al-Khafaxhi, duke theksuar se bashkëpunimi me koalicionin amerikan do të pezullohet derisa të nënshkruhet një marrëveshje e re. "Asnjë palë nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin në bazën amerikane në Taxhi," tha ai. Ndërkohë, Hasan al-Kaabi, kreu i bllokut parlamentar Badr, tha të dielën se nëse amerikanët nuk tërhiqen nga Iraku, irakianët do të marrin një qëndrim tjetër ndaj tyre. "Amerikanët dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar duhet të respektojnë sovranitetin e Irakut. Ne nuk do t'i lejojmë ata të shkelin sovranitetin e vendit dhe të derdhin gjakun e irakianëve ", shtoi ai.