Netanjahu humb përballë Beni Gates
Sipas një artikullit të gazetës Izrael Times, Reuven Rivlin presidenti i regjimit sionist ditën e dielë pas këshillave të parlamentit, ka propozuar që kabineti i ri qeveritar i regjimit sionist të formohet nga Beni Gates lideri i partisë Blu dhe e Bardhë.
Rivali kryesor i kryeministrit të regjimit sionist ka arritur të marrë shumicën e parlamentit d.m.th. 50+1% të kensit për formimin e qeverisë. Në zgjedhjet e treta parlamenti partia Likud e kryeministrit sioniste Netanjahu ka arritur të fitojë shumicën e zgjehdjeve mirëpo ai nuk ka mundur të marrë shumicën e deputetëve në parlament. Nga ana tjetër Gates duke formuar koalicion parlamentar me Avigdor Liberman dhe disa parti të majta dhe arabe ka arritur të fitojë shumicën e numrit të deputetëve në parlament për formimin e qeverisë së re. Nga ana tjetër kyrministri i regjimit sionist Netanjahu përballet me akuza nga gjykata. Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu është shtyrë deri më 24 maj, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me koronavirusin e ri. Netanyahu po gjykohet nën akuza për ryshfet dhe mashtrim. Gjyqi ndaj tij ishte paraparë të niste më 17 mars. Por, në orët e para të së dielës, ministri i Drejtësisë, Amir Ohama lëshoi një urdhër emergjent, për të shtyrë të gjitha rastet në gjykata që nuk ishin të natyrës urgjente. Qeveria e Izraelit ka marrë një sërë masash për të parandaluar tubimet publike për shkak të koronavirusit. Netanyahu akuzohet se ka pranuar dhurata të shtrenjta nga miqtë e tij të pasur dhe në këmbim, pretendohet se ai u ka dhënë favore. Por, Netanyahu mohon çdo keqbërje.