Adnan Zarafi mandatohet për formimin e qeverisë në Irak
Burimet mediatike nga Iraku kanë njoftuar se Adnan Zarafi është mandatuar për formimin e qeverisë së tranzicionit në Irak.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Adnan Zarafi është propozuar për postin e kryeministrit nga Muktada Sadr, Hejdar Ebadi dhe Amar Hakim. Megjithatë disa parti politike në Irak janë shprehur kundër mandatimit të Zarafit në postin e kryeministrit të qeverisë së tranzicionit në Irak. Muhamed Toufigh Alavi kryeministri i mandatuar i Irakut, dje në orët e fundit të afatit për krijimin e kabinetit të tij qeveritar, ka dhënë dorëheqje nga detyra e vet duke ia dorëzuar atë presidentit Berham Saleh. Menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit të mandatuar të Irakut, Adel Abdul’mehdi nga parlamenti i Irakut ka kërkuar të përcaktojë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Adel Abdul’mehdi kreu i qeverisë së përkohshme të Irakut nga parlamenti ka kërkuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme deri në dhjetor 2020. Në të njëjtën kohë Berham Saleh president i Irakut ka nisur diskutimet me partitë dhe grupet politike në Irak për të gjetur një kandidat për zëvendësimin e Muhamed Toufigh Alavi. Bisedimet kane nisur me Amar Hakim, Nuri Maleki, Hadi Ameri dhe Hejdar Ebadi. Iraku prej 1 tetorit të vitit të kaluar përballet me protesta popullore. Këto protesta organizohen për shkak të kushteve të rënda ekonomike të njerëzve mirëpo ato me ndërhyrjen e faktorit të huaj dhe pas tradhtisë së disa grupeve politike janë kthyer në protesta të dhunshme.