Forcat ushtarake të regjimit sionist vazhdojnë arrestimin e palestinezëve
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar disa palestinezë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist një të ri palestinez e kanë arrestuar në fshatin Azun në qytetin Kalkilija në veri të Bregut perëndimor pasi e kanë rrahur fizikisht.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë mbyllur fshatin Azun dhe kanë ndaluar makinat e qytetarëve palestinezë që ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Forcat e regjimit sionist edhe në fshatin Arakah në veri të Bregut Perëndimor kanë arrestuar pesë të rinj palestinezë. Ndërkohë një grua palestineze është arrestuar nga forcat sioniste në afërsi të qytetit Nablos në veri të Bregut Perëndimor.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë sulmuar edhe lagjen Umu Sherajet në Ramallah të Bregut perëndimor dhe kanë keqtrajtuar fizikisht gazetarin palestinez Kerim Khamajise.