Iraku paraqet ankesë në KS kundër Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95558-iraku_paraqet_ankesë_në_ks_kundër_amerikës
Ministria e Punëve të Jashtme të Irakut ka dërguar dy letra të ndara në OKB dhe në Këshillin e Sigurisë dhe ka paraqitur ankesë kundër sulmeve të fundit të Amerikës ndaj forcave të armatosura irakiane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 17, 2020 14:48 Europe/Tirane
  • Iraku paraqet ankesë në KS kundër Amerikës

Ministria e Punëve të Jashtme të Irakut ka dërguar dy letra të ndara në OKB dhe në Këshillin e Sigurisë dhe ka paraqitur ankesë kundër sulmeve të fundit të Amerikës ndaj forcave të armatosura irakiane.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Ahmed Al-Sahaf, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Irakut, me anë të një deklarate, ka deklaruar se vendi i tij ka paraqitur ankesë në Këshillin e Sigurisë kundër Amerikës.

Ahmed Al-Sahaf ka thënë: “Ministria e Punëve të Jashtme të Irakut në letrat e saj dërguar në OKB dhe në Këshillin e Sigurisë, ka dënuar ashpër sulmin e Amerikës ndaj forcave irakiane dhe këtë veprim e ka quajtur agresion shkelje të hapur të marrëveshjes për praninë e forcave amerikane në këtë vend”.

Ministria e Jashtme e Irakut më parë ka thirrur në prezencë ambasadorët e Amerikës dhe Anglisë në Bagdad dhe u ka dorëzuar atyre nga një notë proteste ndaj sulmeve të fundit të Amerikës kundër forcave irakiane”.