Amerikanët futen në aeroportin Aden të Jemenit
Një avion Amerikan me 128 ushtarë në bord ka zbarkuar në aeroportin e Adenit në Jemen.
Sipas një njoftimi të lëvizjes popullore Ansarullah të Jemenit, forcat amerikane duke iu bashkuar koalicionit agresor saudit në luftën kundër Jemenit, janë futur në aeroportin Aden dhe në portin Balhuf të këtij qyteti dhe prej mëse 5 vitesh po mbështesin agresorin saudit në luftën kundër Jemenit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.