Pohime të frikshme nga Arabia Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95671-pohime_të_frikshme_nga_arabia_saudite
"Mospublikimi i numrit real të rasteve të kontaminimit me koronavirus është e rrezikshme, sepse kjo tregon se qeveria nuk ka kontroll mbi situatën dhe se sistemi shëndetësor saudit nuk është në gjendje të luftojë këtë virus", ka pohuar këshilltari i Princit saudit Ben Najef.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 22, 2020 15:57 Europe/Tirane
  • Pohime të frikshme nga Arabia Saudite

"Mospublikimi i numrit real të rasteve të kontaminimit me koronavirus është e rrezikshme, sepse kjo tregon se qeveria nuk ka kontroll mbi situatën dhe se sistemi shëndetësor saudit nuk është në gjendje të luftojë këtë virus", ka pohuar këshilltari i Princit saudit Ben Najef.

Bloggeri i famshëm saudit, Muxhtahid, përkundrazi kishte zbuluar se numri aktual i personave të infektuar me koronavirus në Arabinë Saudite ishte me mijëra, nëse jo dhjetëra mijëra, por autoritetet saudite po fshehin shifrën. "Numri i personave të prekur nga koronavirusi në rajonin  Katif, në lindje të Arabisë Saudite, shkon në mbi 5000 raste, në Mekë më shumë se 900 dhe në Riad, shifra është shumë më e lartë", shtoi Muxhtahid. "Numri i rasteve të kontaminimit është shumë më i lartë se ai i ofruar nga zyrtarët sauditë," tha ai. “Riadi u ka ofruar ndërtesa dhe hotele atyre që nuk kanë nevojë të shtrohen në spital. Spitalet janë për ata që kanë nevojë për trajtim, dhe forcat e sigurisë janë përgjegjëse për kontrollin dhe monitorimin e këtyre objekteve, "tha bloggeri saudit. Nën pretekstin e identifikimit të rasteve të reja, spitali i specializuar në Riad u urdhërua të evakuohej. Ai ishte i pajisur për t'u kujdesur për Muhamed Bin Salman, Princin e Kurorës Saudite, njerëzit e  afërt të tij, ambasadorët dhe personalitetet e huaja. "Forcat e sigurisë kanë ndërmarrë veprime për të ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë të luftojë koronavirusin," pohoi agjensia zyrtare saudite e lajmeve WAS. Ministria Saudite e Shëndetit njoftoi të Shtunën, në 21 Mars, 392 raste të kontaminimit nga koronavirusi.