Asad jep urdhrin për amnisti të përgjithshme
Bashar Asad president i Sirisë dje ka dhënë urdhër për amnisti të përgjithshme dhe uljen e dënimit të personave të burgosur.
Sipas urdhrit numër 6 të vitit 2020, presidenti sirian Bashar Asad ka urdhëruar zbatimin e amnistisë së përgjithshme që nga 22 marsi. Urdhri i presidenti sirian për amnisti jepet në kohën kur Damasku po merr masa kujdesi për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Në urdhrin e amnistisë së përgjithshme nuk përfshihen sulmet me armë apo transporti i armatimeve. Kabineti qeveritar i Sirisë ditën e dielë për të parandaluar virusin korona ka dhënë urdhër për ndërprerjen e transportit publik në vend. Sipas njoftimi të ministrisë së shëndetësisë së Sirisë deri tani në këtë vend nuk është regjistruar asnjë njeri i infektuar me Covid-19. Më herët qeveria siriane që nga dita e dielë kishte njoftuar për mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare, shërbimi, kulturore dhe sociale në të gjitha provincat e vendit.