Fillon largimi i forcave amerikane nga perëndimi i Irakut
Burimet mediale kanë njoftuar për fillimin e largimit të forcave ushtarake amerikane nga baza Al-Habbanijah në provincën Anbar në perëndim të Irakut.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat ushtarake amerikane janë larguar nga kullat vëzhguese që ndodhen në hyrje të bazës “Al-Habbanijah në provincën Anbar të Irakut.
Forcat amerikane të enjten e kaluara janë larguar nga baza e tyre Al-Kaim në provincën Anbar. Disa burime kanë njoftuar për tërheqjen e forcave ushtarake të Amerikës për shkak të frikës nga sulmet e vazhdueshme kundër bazave të tyre në Irak.
Qytetarët dhe shumë autoritete irakiane kërkojnë me këmbëngulje largimin e forcave ushtarake terroriste të Amerikës nga territori i vendit të tyre.
Ndërkoh forcat e Hashd Sha’bi kanë vrarë dy prej krerëve të grupit terrorist së bashku me tre terroristë të tjerë në provincën Salahudin në veri të Irakut.