Jemeni vazhdon luftën kundër agresorëve sauditë
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, njoftoi se sistemi mbrojtës ajror i Jemenit ka detyruar një avion saudit që të largohet nga hapësira ajrore e Jemenit.
Jahja Sarei, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit deklaroi se sistemi mbrojtës ajror i Jemenit ka detyruar avionët luftarakë të Arabisë Saudite që të largohen nga provinca Seravah në qendër të Jemenit. Sistemet mbrojtëse të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, kanë shtuar gatishmërinë e tyre për tu përballur me avionët e agresorëve sauditë, tha në fjalën e tij Jahja Sarei. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.