Hashd Shaabi në gatishmëri për tu përballur me virusin korona
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95807-hashd_shaabi_në_gatishmëri_për_tu_përballur_me_virusin_korona
Organizata e mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak, njoftoi se është gati të përdorë të gjithë kapacitetin e saj në përpjekjet për tu përballur dhe luftuar virusin korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 28, 2020 04:33 Europe/Tirane
  • Hashd Shaabi në gatishmëri për tu përballur me virusin korona

Organizata e mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak, njoftoi se është gati të përdorë të gjithë kapacitetin e saj në përpjekjet për tu përballur dhe luftuar virusin korona.

Njëkohësisht me shtimin e numrit të të prekurve nga virusi Korona në Irak, Hashd Shaabi me anë të një deklarate ka bërë të ditur gatishmërinë e tij për ndërtimin e një spitali në provincën Qerbela me qëllim përballjen me virusin korona. Në Irak numri i personave të prekur nga virusi korona ka arritur në 382 njerëz prej të cilëve 36 kanë humbur jetën dhe 105 janë përmirësuar. Virusi Korona u zbulua në fund të vitit të kaluar në qytetin Wuhan në provincën lindore Hubei, dhe tani është përhapur në më shumë se 30 provinca të tjera të Kinës, si dhe mbi 190 vende të botës duke përfshirë SHBA, MB, Australi, Tajlandë, Koreja e Jugut, Japonia, Kanada, Franca, Itali, Iran, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri tani mbi gjysmë milion njerëzish janë infektuar nga virusi korona në të gjithë botën ndërsa kanë humbur jetën dhjetëra mijëra të tjerë.