Koalicioni i Amerikës largohet edhe nga një bazë tjetër në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95842-koalicioni_i_amerikës_largohet_edhe_nga_një_bazë_tjetër_në_irak
Koalicioni i ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS i drejtuar nga Amerika të dielen më 29 mars ka deklaruar se është larguar nga baz "K1" në provincën Kirkuk të Iranit dhe lëndët ekzistuese në këtë bazë ia ka dorëzuar forcave irakiane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2020 12:04 Europe/Tirane
  • Koalicioni i Amerikës largohet edhe nga një bazë tjetër në Irak

Koalicioni i ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS i drejtuar nga Amerika të dielen më 29 mars ka deklaruar se është larguar nga baz "K1" në provincën Kirkuk të Iranit dhe lëndët ekzistuese në këtë bazë ia ka dorëzuar forcave irakiane.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Mails Kings, zëdhënësi i koalicionit të ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS i drejtuar nga Amerika, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se forcat e koalicionit janë larguar nga kjo bazë dhe administrimin e saj me të gjitha pajisjet e saj i janë dorëzuar forcave irakiane. 

Ai ka shtuar se ky veprim është bërë në koordinim me qeverinë e Irakut dhe është programuar shumë kohë më parë dhe arsyeja e largimit nga baza e Kirkukut është suksesi në luftën kundër ISIS.