Arratisen të burgosurit anëtarë të ISIS nga burgu Hesake në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95850-arratisen_të_burgosurit_anëtarë_të_isis_nga_burgu_hesake_në_siri
Burimet siriane njoftuan se pas një trazire në burgun Hesake, janë arratisur disa pjesëtarë të ISIS që mbaheshin në këtë burg.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 30, 2020 07:34 Europe/Tirane
  • Arratisen të burgosurit anëtarë të ISIS nga burgu Hesake në Siri

Burimet siriane njoftuan se pas një trazire në burgun Hesake, janë arratisur disa pjesëtarë të ISIS që mbaheshin në këtë burg.

Burgu Hesake ndodhet në verilindje të Sirisë. Ai një ditë më parë ka përjetuar trazira të brendshme që çoi në largimin e disa të burgosurve të ISIS. Agjencia Saa e lajmeve njofton se burgu Hesake i hapur në vitin 2016 mbante numrin më të madh të terroristëve të ISIS. Në këtë burg janë mbajtur rreth 5 mijë pjesëtarë të ISIS nga 54 vende të botës të cilët nuk pranojnë riatdhesimin e këtyre njerëzve. në kohën kur nga burgu Gviran i Hesakesë janë larguar disa pjesëtarë të ISIS, avionët e koalicionit ndërkombëtar kanë kryer manovra mbi hapësirën ajrore të Hesakesë. Sipas televizionit sirian nga burgu në fjalë janë larguar të paktën 12 pjesëtarë të ISIS. Kanali televiziv Rusia Today gjithashtu ka raportuar se përreth burgut Gaviran të Hesakesë dhe në sheshin Panorama në jug të qytetit në fjalë janë vënë re automjetet ushtarake të ushtrisë amerikane. Forcat demokratike të Sirisë kanë shpallur gjendjen e gatishmërisë në qytetin Hesake.