Xhaafari: Turqia përdor ujin si armë kundër civilëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95878-xhaafari_turqia_përdor_ujin_si_armë_kundër_civilëve
Përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka thënë se Ankaraja dhe grupet terroriste po përdorin ujin si armë kundër civilëve në provincën Hesake.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 31, 2020 06:03 Europe/Tirane
  • Xhaafari: Turqia përdor ujin si armë kundër civilëve

Përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka thënë se Ankaraja dhe grupet terroriste po përdorin ujin si armë kundër civilëve në provincën Hesake.

Bashar Xhaafari në një video konferencë deklaroi se Turqia kullat e saj të kontrollit në veri të Siri që i ka ngritur për të kontrolluar terroristët po i përdor si dhoma operative në mbështetje të grupeve terroriste. Xhafari foli për operacionin e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj në provincën Idlib dhe tha se operacionet ushtarake në Idlib kryhen për të pastruar rajonin nga terroristët dhe për të mbrojtur civilët. Idlibi konsiderohet bastioni i fundit i grupeve terroriste në Siri dhe operacioni i ushtrisë siriane për çlirimin e këtij rajoni ka ngjallur reagimin negativ të Turqisë dhe të aleatëve të saj perëndimorë.