Krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve, neglizhenca kundrejt virusit korona
Ndërsa virusi Korona është përhapur në Palestinë, si dhe territoret e okupuara, regjimi sionist vazhdon krimet e tij kundër palestinezëve.
Shkatërrimi i shtëpive palestineze dhe migrimi i detyruar është një nga krimet e regjimit Sionist që po kryhet në periudhën e virusit korona. Sipas statistikave të fundit, 134 raste të prekjes me virusin korona janë regjistruar në territoret e pushtuara palestineze, 122 prej tyre janë në Bregun Perëndimor dhe qytetin e pushtuar të Kodsit dhe 12 në Rripin e Gazës. Injorimi i statusit të të burgosurve palestinezë është një tjetër krim i regjimit sionist në kushtet e pandemisë Covid-19. Ibrahim Melhem, zëdhënës i Autoritetit Palestinez, tha se një i burgosur palestinez që sapo është liruar nga burgu sionist është i infektuar me koronavirus. Në fakt, i burgosuri palestinez u mbajt i arrestuar për dy ditë në qendrën e paraburgimit Ision në jug të Betlehemit dhe për 14 ditë në qendrën e paraburgimit Afar në perëndim të Ramallahut. Me dërgimin e një mjeku të infektuar me koronavirus në qendrën e paraburgimit dhe gjithashtu nën hijen e mosrespektimit të rregulloreve shëndetësore nga regjimi sionist ndaj, ky i burgosuri palestinez u infektua me virusin korona. Të burgosurit palestinez infektohen me virusin Korona ndërsa shumë organizata ndërkombëtare dhe zyrtarët palestinezë në mënyrë të përsëritur kanë paralajmëruar nevojën e lirimit të të burgosurve pasi jeta e tyre kërcënohet nga përhapja e Corona në territoret e okupuara, por regjimi sionist nuk u kushton vëmendje këtyre paralajmërime. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq me një kërkesë drejtuar regjimit sionist ka kërkuar që të ulë numrin e të burgosurve palestinezë për shkak të përhapjes së virusit korona. Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, pasi ka shprehur shqetësimin mbi situatën e të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet e regjimit sionist, ka thënë se regjimi pushtues është përgjegjës për jetën e këtyre të burgosurve. Sipas komitetit të kryqit të kuq ndërkombëtar në burgun Maxhido të regjimit sionist 4 prej të burgosurve janë infektuar me virusin Covid-19. AAP gjithashtu ka kërkuar lirimin e të burgosurve palestinezë që mbahen nga regjimi sionist për të ruajtur jetën e tyre. Aktualisht në burgjet e regjimit sionist mbahen të burgosur rreth 6 mijë palestinezë, jeta e të cilëve është tepër e rrezikuar pas përhapjes së virusit korona dhe pas veprimeve çnjerëzore të autoriteteve të regjimit sionist. Krimet e regjimit sionist në kushtet e virusit korona nuk kufizohen vetëm me të burgosurit pasi bllokada ndaj Gazës gjithashtu ka krijuar kushte edhe më të rënda. Ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar për mungesën e madhe të medikamenteve dhe pajisjeve në spitalet e Gazës për t’u përballur me virusin Korona. Ashraf Al-Kudrat, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, sot vuri në dukje mungesën e madhe të kushteve në Rripin e Gazës për të luftuar kundër virusit Korona dhe tha: “Periudha e karantinës në Gaza është zgjatur edhe për tre javë të tjera”. Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), gjithashtu me anë të një videokonferencës ka biseduar me Nikolay Mladenov, koordinatorin e OKB për çështje të Lindjes së Mesme, ku ka thënë: “Bllokada ndaj Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor të Lumit Jordan ka vështirësuar shumë më shumë përballjen me virusin Korona në këto rajone”.