Covid-19 sulmon bazën Ain al-Asad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96151-covid_19_sulmon_bazën_ain_al_asad
Burime jozyrtare nga Iraku raportuan se midis 22 dhe 25 ushtarë amerikanë janë prekur nga sëmundja Covid-19 në bazën Ain al-Asad në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 11, 2020 17:31 Europe/Tirane
  • Covid-19 sulmon bazën Ain al-Asad

Burime jozyrtare nga Iraku raportuan se midis 22 dhe 25 ushtarë amerikanë janë prekur nga sëmundja Covid-19 në bazën Ain al-Asad në Irak.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars News, 22-25 ushtarë amerikanë u infektuan me koronavirusin e ri vdekjeprurës në bazën ushtarake Ain al-Asad në Irak dhe u transferuan në Erbil në veri të vendit. Burimet irakiane thanë se autoritetet në Erbil evakuuan një nga hotelet kryesore të qytetit për të mbajtur forcat amerikane në karantinë. Pesë prej tyre, të transferuar në repartin e kujdesit intensiv, thuhet se janë në gjendje kritike në një spital në Erbil. Një ekip mjekësor amerikan tre ditë më parë ekzaminoi të prekurit nga koronavirusi në bazat ushtarake amerikane në Irak. Burimet raportojnë dhjetëra viktima në mesin e forcave të Shteteve të Bashkuara, duke sugjeruar që numri i fundit ose i mundshëm i të prekurve është shumë i lartë dhe se ekziston një rrezik i lartë për një rritje të epidemisë. Më 25 mars, anëtari i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Parlamentit të Irakut, Badr al-Ziadi njoftoi se një numër i madh i ushtarëve amerikanë ishin prekur nga koronavirusi. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër shpërnguljes së trupave amerikane në qytetet e Irakut.