11 senatorë amerikanë bisedojnë me autoritet saudite
Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se 11 senatorë amerikanë kanë biseduar me telefon për 3 orë me radhë me autoritetet e Arabisë saudite për të ushtruar presione ndaj këtij vendi për uljen e prodhimit të naftës.
Senatorët kryesisht ishin nga zonat që prodhojnë naftë në Amerikë. Ata më herët kanë kërkuar largimin e forcave amerikane nga Arabia Saudite. Në këtë bisedë me autoritetet e Arabisë saudite ata biseduan për uljen e prodhimit të naftës nga Riadi. Çmimi i naftës për shkak të pandemisë së virusit korona dhe për shkak të rritjes së prodhimit nga ana e Arabisë Saudite është ulur në nivelin më të ulët në 18 vitet e fundit. Megjithatë Moska dhe Riadi në takimin e fundit të OPEC-ut ranë dakord për uljen e prodhimit me 10 milion fuçi në ditë. Senatorët që kanë biseduar me autoritetet saudite janë ata të cilët kohët e fundit kanë parashtruar një plan për të ushtruar presion ndaj Arabisë Saudite. Plani konsiston në largimin e forcave amerikane dhe në heqjen e sistemit raketor Tad nga ky vend. Në bisedë telefonike ishin princi Abdul’aziz bin Selman ministër i naftës, Khaled bin Seman ministër i mbrojtjes dhe Rima Bandar bin Sultan ambasador i Arabisë Saudite në Uashington.