Sekretari amerikan i mbrojtjes shkon në bazën Ein-al-Asad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96159-sekretari_amerikan_i_mbrojtjes_shkon_në_bazën_ein_al_asad
Burimet irakiane njoftuan se Mark Espert, sekretari amerikan i mbrojtjes ka shkuar në bazën Ein-al-Asad në provincën Anbar në perëndim të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 12, 2020 07:26 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i mbrojtjes shkon në bazën Ein-al-Asad

Burimet irakiane njoftuan se Mark Espert, sekretari amerikan i mbrojtjes ka shkuar në bazën Ein-al-Asad në provincën Anbar në perëndim të Irakut.

Agjencia IRNA njofton se Mark Esper gjatë qëndrimit në bazë Ein-al-Asad do të takohet  me Berham Saeh, president i Irakut dhe me Muhamed Halbusi kryetar i parlamentit të këtij vendi. Baza Ein-al-Asad ndodhet në perëndim të Irakut dhe në afërsi të kufirit me Sirinë dhe është një prej qendrave më të rëndësishme ushtarake dhe e pajisjeve amerikane në Irak. Sipas raporteve të deritanishme thuhet se në bazën Ein-al-Asad është përhapur shumë virusi korona. Deri tani është konfirmuar të paktën infektimi i 10 ushtarakëve amerikanë në bazën Ein-al-Asad.