Koalicioni saudit kryen mbi 100 sulme në Jemen
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, njoftoi se koalicioni agresor saudit në 72 orët e fundit ka kryer 100 sulme në zona të ndryshme të vendit. Ditë më parë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe sekretari i përgjithshëm i OKB diskutuan mbi gjendjen dhe situatën në Jemen.
Jahja Sarei zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka thënë se në 72 orët e kaluara agresorët sauditë kanë sulmuar kryesisht provincat Xhuf dhe Maareb. Edhe pse regjimi saudit ka shpallur armëpushim, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë kryer më shumë se 100 bombardime ndërsa forcat tokësore kanë kryer më shumë se 12 sulme në zona të ndryshme të Jemenit. Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, gjithashtu në llogarinë e tij në Twitter ka shtuar se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit nga orët e para të së premtes deri në mesditë kanë neutralizuar gjashtë tentime të forcave agresore për të avancuar në provincën Al-Bejda në qendër të Jemenit, në Meareb në verilindje dhe Taiz në jugperëndim të Jemenit. Ai ka theksuar se forcat jemenase kanë neutralizuar çdo lloj përpjekje të armikut për të avancuar dhe i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave agresore duke vrarë dhe plagosur me dhjetëra prej tyre. Sulmet e forcave të agresionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit po vazhdojnë në kohën kur Turki Al-Maleki, zëdhënësi i koalicionit agresor saudit, të enjten ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Jemen dhe ka thënë se ky armëpushim do të vazhdojë për dy javë.