Vriten 23 terroristë të ISIS në Kirkuk
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96203-vriten_23_terroristë_të_isis_në_kirkuk
Ushtria dhe forcat e Hashd Sha'abi gjatë një operacioni në perëndim të provincës Kirkuk në veri të Irakut, kanë vrarë 23 terroristë të grupit takfirist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2020 02:37 Europe/Tirane
  • Vriten 23 terroristë të ISIS në Kirkuk

Ushtria dhe forcat e Hashd Sha'abi gjatë një operacioni në perëndim të provincës Kirkuk në veri të Irakut, kanë vrarë 23 terroristë të grupit takfirist ISIS.

Agjencia e lajmeve Sumerija News njoftoi se forcat e Hashd Sha'bi pasi kishin vendosur në prit ndaj terroristëve të grupit takfirist ISIS në fshatin Shalake në perëndim të Kirkukut, kanë vrarë 23 pjesëtarë të këtij grupi. Kryeministri i Irakut dhe komandanti suprem i forcave të armatosura të këtij vendi, në dhjetor të vitit 2017 në mënyrë zyrtare ka shpallur çlirimin e territorit të këtij vendi nga pushtimi i grupit terrorist ISIS, mirëpo operacionet për spastrimin e këtij vendi nga element terroristë të këtij grupi po vazhdojnë akoma. Ndërkohë autoritetet irakiane kanë paralajmëruar në lidhje me dislokimin e forcave amerikane në disa rajone të banuara me popullatë myslimane sunite në prag të formimit të qeverisë së re në këtë vend.