Trupat amerikane janë larguar nga 6 baza në Irak
Kryeministri irakian në detyrë ka thënë se trupat amerikane janë tërhequr nga gjashtë baza ushtarake në Irak dhe aktualisht janë të vendosur në vetëm tre baza.
"Me tërheqjen e trupave amerikane nga gjashtë bazat ushtarake javët e fundit, pjesa tjetër e trupave të huaja janë të pranishëm në vetëm tre baza," tha Kryeministri në detyrë i Irakut Adel Abdul-Mahdi në një takim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare Irakiane të Mërkurën. Ndërsa Kryeministri i emëruar i Irakut, Mustafa al-Kadhimi ka shprehur vendosmërinë e tij për t'i dhënë fund çdo pranie të paligjshme të trupave të huaja në tokën irakiane, duke thënë se Bagdadi së shpejti do të zhvillojë bisedime me Uashingtonin në këtë drejtim. Kadhimi tha se ai ishte "serioz" për t'i dhënë fund pranisë së paligjshme të forcave të huaja në Irak. Iraku nuk duhet të përdoret si një fushë për të zgjidhur rivalitetet, theksoi ai, duke shtuar se ai do të ndjekë një politikë të hapur bazuar në parimin e interesave të përbashkëta në sferat e huaja dhe arabo-islamike. Më 5 janar, Parlamenti irakian votoi për një rezolutë që kërkoi t'i jepet fund pranisë së të gjitha trupave të huaja në Irak, përfshirë ato amerikane.