Regjimi sionist privon palestinezët nga testimi i Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96255-regjimi_sionist_privon_palestinezët_nga_testimi_i_covid_19
Policia e regjimit sionist në një qendër kurative në Bejtul Mukades ka ndaluar kryerjen e testit të Covid-9 për palestinezët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2020 12:30 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist privon palestinezët nga testimi i Covid-19

Policia e regjimit sionist në një qendër kurative në Bejtul Mukades ka ndaluar kryerjen e testit të Covid-9 për palestinezët.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Daily Sabah sipas të cilës një qendër mjekësore në rrugën Silvan në Bejtul Mukadesin lindor është mbyllur nga policia e regjimit sionist e cila ka arrestuar 4 palestinezë. Qendra ishte e angazhuar në kurimin e palestinezëve që ishin të prekur nga virusi Covid-19. Policia e regjimit sionist nuk ka dhënë aspak shpjegime mbi arsyen e mbylljes së kësaj qendre mjekësore. Gazeta Haaretz shkruan se kitet e testimit për Coronavirusin që përdoreshin në këtë qendër ishin dhënë nga AAP. Vlen të theksohet se autoritetet palestineze akuzojnë regjimin sionist se fsheh të dhënat mbi të infektuarit e virusit korona.